Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Timothy 3

:
Albanian - DHRGKK72
1 Për zanë besë ashtë fjala: ndë i ka anda kuit me u bam’ episkop, dëshëron punë mirë.
2 Duhetë pra episkopi me qenun’ i pazanë me faj, burr i nji grueje, i esulltë, i mentshim, i hieshim, miku i huejëvet, i zoti për me mësuem.
3 Jo pianec, jo rrafës, jo detë fitim keq, por jet’ i butë, asi qi s’don zihetë, asi qi s’lakëmon për argjand;
4 guvernojë mirë shtëpin’ e vet, ketë dielm ndën’ urdhënë sikurse i ka hie
5 (sepse, ndë qoftë kushi qi s’di me guvernuem shtëpin’ e vet, si do t’i ketë kujdes kishësë Perëndisë?);
6 mos jet’ i mësuem rishtazë, qi mos mbahetë mbë math, e bierë ndë dam diallit.
7 Edhe ai duhetë me pasun’ edhe deshmi mirë prei përjashtëmvet, qi mos bierë ndë turpëni e ndë lak diallit.
8 Xhakonatë por kështu duhetë jenë hieshim, jo me dy faqe ndër fjalë, jo ven’ ore mbë shumë venë, as mbë fitim te keq;
9 kenë mysterin’ e besësë ndë ndërgjegjëje këthiellëtë.
10 Edhe këta le provohenë ma pari, mbasandai le bahenë xhakona, ndë qofshinë patërhiekunë me faj.
11 Gratë por kështu jenë hieshime, jo gërgasa, esullta, besëtare mbë gjitha.
12 Xhakonatë le jenë burra nji grueje qi guvernojënë mirë dielmt’ edhe shtëpiat’ e veta,
13 sepse ata qi bajënë shërbim mirë, fitojnë shkallë mirë për vetëvetëhenë, edhe kanë shumë sy e faqe ndë besët qi ashtë mbë Iesu Krishtinë.
14 Këto po ju shkruej, tue shpëryem me ardhunë për shpeiti te ti,
15 por nd’ u vonofsha, qi dish si duhetë me u prumë ndë shtëpi Perëndisë, e cilla ashtë kisha e Perëndisë gjallë, shtylla edhe mpështetunit’ e vërtetësë.
16 Edhe pa ndonji fjalë kundrë i math ashtë mysteri i besësë: Perëndia u diftue ndë mish, duel i dreitë ndë shpirt, u duk ndër engjuj, u predikue ndër kombe, u zu besë ndë botët, hipi ndë qiell me laft.